VETITË QË MUND TA SHËROJNË NJERIUN NGA KRIZAT E BRENDSHME

Nëse duam të shpëtojmë nga mendjemadhësia, egoizmi dhe të ruhemi nga modestia e
padëshirueshme, dhe nëse duam t’i ndajmë qëllimet e drejta të modestisë nga të pakënaqshmet,duhet të
mësojmë mënyrën e drejtë të shërimit. Që të realizojmë atë suksesshëm, do të mundohemi shkurtazi t’i
përmendim disa nga mënyrat e shërimit të këtyre gjërave.

a)Besimi në Zot

Nëse njeriu vërtet beson në Zot, jo vetëm që do të largohet nga krenaria dhe nuk do të bjerë në
rrjetin e rrejshëm të modestisë, por do të largohet nga gjitha të metat morale dhe instinkteve epshore të
deformuara. Nëse njeriu e kupton faktin që Kur’ani paraqet në këtë ajet:
“E fuqia është në Allahun, Pejgamberin e Tij dhe besimtarët.(Munafikun,8)
Nuk do të ketë kurrfarë bazash që të sjellë krenarisht në cilindo rast. Nga ana tjetër, besimi në
Zot nuk lejon vend për t’u mbështetur në dikë tjetër që njeriu me dëftimin e padëshiruar të modestisë
deshi të tregojë diçka të tillë. Besimi në Zot njeriun e bën më të fortë se mali. Imam Aliu flet për vetitë
e besimtarëve kështu: ‘’Besimi në Zot e vë njeriun në fushën e kujdesit. Nga brenda është i fuqishëm
e i qëndrueshëm si muri, e nga jashtë duket më i ulët se robi. Në modestinë ndaj besimtarëve është më
skofiar se fletët e lules, përballë problemeve më i fuqishëm se graniti’’. Diku mund të hasim në këso
thëniesh:’’ Besimtari është ekzistues si mali që nuk lëvizë asnjëherë stuhi’’.
Njerëzit pa autoritet dhe ata që janë poshtëruar, jo vetëm që i çojnë familjarët në shkatërrim, por
madje janë shkaktar që me shoqërinë islame të sundojnë jomyslimanët. I vrasin njerëzit autoritativë,
pengojnë përparimin e njerëzve nga shteti i vet, ngufasin aftësitë dhuntitë, me një fjalë: bëhen të
nevojshëm për dënimin e Zotit.

b)Një gabim

Disa njerëz derisa i lexojnë ajetet dhe hadiset në të cilat paralajmërohet dënimi i Zotit mendojnë
se zemërimi i Zotit përnjëherë do të zbresë nga qielli në formën e gurëve si shiu. Mirëpo, kjo sot nuk
ndodhë në atë mënyrë. Me ardhjen e misionarit, që është mëshira e botërave, këto dënime janë ndaluar.
Por, cili është dënimi më i madh se pafuqia ekonomike,varfëria kulturore e morale, skamja fetare e
racionale?! Cila dhembje është më e madhe nga ajo që shkakton humbja e vetvetes? Cila fatkeqësi është
më e madhe nga sulmet e armiqve në shtëpitë e njerëzve jo fajtorë të myslimanëve? Cila e zezë më
ashpër sulmon gjoksin nga dhembja që lëngon për njerëzit që kurrë nuk kanë pasur në vete dinjitet e
virtyte nderi? Për çdo rast, ato janë dënime që i kanë mbërthyer njerëzit edhe nga jashtë , nga brenda dhe
ngadalë i likuidojnë.
Imam Aliu thotë: ‘’Njeriun e ndershëm nuk mund ta luhasë asnjë pozitë e lartë shoqërore, ashtu
sikurse era që nuk mund ta lëvizë kodrinën’’.
Flitet se Haxhi Ebu-Mensuri, veziri i sulltanit Tyrgyl, ishte shumë i mençur, in ndërtuar dhe njeri
i Zotit. E kishte zakon që pas namazit të sabahut që të lexojë Kur’an dhe të bëj zikër, e pasi dilte dielli,
shkonte në pallat. Një ditë sulltani vezirin e tij e thërret në pallat para se të dal dielli. Zyrtarët, që shkuan
për ta thirrur e panë duke mësuar dua e bërë zikër. Urdhërin e sulltanit ia thonë, por ai nuk dëgjoi dhe
vazhdoi për të mësuar. Zyrtarët këtë mezi e prisnin ku te sulltani e nxinë sa mundën. Sulltanin kjo e
hidhëroi pamasë. Kur veziri e kreu ibadetin, i hipi kalit e arriti në pallat. Sapo hyri sulltani ashpër i
drejtohet: ‘’përse je vonuar’’? shumë qetë veziri i përgjigjet?’’Mbreti im, së pari jam rob i Zotit e pastaj
zyrtar i tyrgylit. Derisa të kryej robërimin ndaj tij, ty nuk mund të shërbej’’. Këto fjalë vulosëse aq e
gozhduan sulltanin saqë menjëherë e lavdëroi vezirin duke thënë, vazhdoje praktikën tënde, ngase ajo do
ta fuqizojë edhe shtetin.

c) Fitimi i diturisë

Dituria është virtyt, dobitë e brendshme të së cilës, para se treguesit e jashtëm ta shohin secilin

që po e arrin. Pikërisht këto të brendshmet, gjurmët psikologjike të diturisë, e bëjnë të diturinë deri në
masë të vetëdijshëm të vlerës vetjake dhe krejt kujdesin që e ka pasur nga bota e jashtme i mbledh e
përqendron në vetvete. Fitimi i diturisë i jep njeriut nxitje në modesti ashtuqë e paraqet e njofton me
kufijtë e vet, duke treguar në dallimet midis modestisë së dëshirueshme dhe të detyrueshme. Në të
njëjtën kohë e ruan nga poshtërimet e jashtme dhe bënë nga ai njeriun mendjemprehtë e të qëndrueshëm.
Hasreti Lli bin Musa Er-Rida thotë?’’Dituria është xeherore, e çelës është pyetja’’. Njeriu në asnjë
mënyrë nuk guxon të ketë turp kur dëshiron të pyesë. Modestia i duhet nxënësit në raport me mësuesin
e tij. Kjo së pari është falënderim, ngase në Kur’an thuhet kjo:
“Kur më përshëndetje jeni të përshëndetur, me më të bukur ua ktheni.” (NISA, 86)
Pa marrë parasysh faktin që është fjala për rastin specifik, megjithatë është në pyetje rregulla e
tërësishme dhe ligji i gjithëpushtetshëm. Dobi tjetër është rrethana se dituria që është shkas i mëshirës së
Zotit dhe lëshimi i begative më të mëdha.
Nëse jeni falënderues, Unë, tërësisht, edhe më shumë do t’u jap, po të jeni jofalënderues,
dënimi im vërtetë do të jetë i ashpër.(Ibrahimi,7)
Fakti tjetër tregon në faktorin se falënderimi i robërve të Zotit është lloj i falënderimit Zotëriut
të Lartësuar. Nga Pejgamberi thuhet ky mendim:’’Në ditën e Gjykimit do të sillet para zotit njëri nga
robët e Tij. Zoti do të urdhëroj që ta çojnë në xhehenem. Ai do të thotë: ‘’Zot, përse ke urdhëruar që të
më hedhin në zjarr, e unë km lexuar Kur’an’’? Do ta marrë përgjigjen :’’ Robi im, të kam dhënë shumë
begati, por ti nuk je falënderuar asnjë herë për to’’. Pastaj ai njeri do të thotë sërish: ‘’Zot, më ke dhënë
begati aty e aty, e unë të kam falënderuar në to, e do t’i numërojë të mirat e falënderimet për to’’. Do
t’i përgjigjet: ‘’ të vërtetën e the, robi im. Por, kurrë nuk i ke falënderuar ata përmes duarve të të cilëve
t’i kam dhënë begatitë e Mia, e Unë jam obliguar që të mos e pranoj falënderimin e robërve të mi në
begatitë e Mia, nëse nuk i falënderojnë ata përmes cilëve u arrijnë ato’’. Në jetë a i kemi falënderuar
ndonjëherë të dërguarit sinqerisht, e sidomos të Dërguarin tonë dhe ehli bejtës në begatitë e fesë dhe
vlerave islame përmes së cilave na kanë njohur? E këtë ua kemi bërë shehidëve në historinë islame, ku
me gjakun e tyre u mundësua shpëtimi i fesë ? A thua ndoshta i falënderojmë myslimanët e gjallë itsh
për tash që janë shembull i ekzistencës së fesë islame? Me një fjalë, modestia krahas zëvendësimit të
mirës, sidomos kur është fjala për begatitë shpirtërore dhe vlerat hyjnore, krahas faktit se është shumë e
bukur, i dyfishon begatitë dhe rrit diturinë.
Kujtimi i një mësuesi:
Ajatollah Hasan Zade Amoli, njëri nga dijetarët e parë të sotmes të njohur, autoritativ e moral,
për shkak të njohjes së shumë degëve shkencore – si filisofi, gnostikë, hadise, matematikë, letërsi,
poezi, stilin e veçantë kaligrafik-ka marrë nofkën e Zul-Funun që d.m.th pronar i teknikës. Me një rast
ka thënë: “Njëherë një mësues më ka thënë sigurisht të kesh dobi në jetë ngase tregon respekt ndaj
mësuesve dhe kjo është begati që ua falë Zoti. Patjetër duhet që edhe ne të provojmë që begatitë të na
zgjasin e rriten kur t’i falënderojmë robët e Zotit, e sidomos të dërguarin dhe imamët, po ashtu edhe kur
punojmë në pajtim me ligjet islame e rregullat e Zotit.

d) Biseda njerëzore në vendin e vet

Rasti kur paraqitja e të tjerëve vlen, është kur ka të bëjë me porosinë. Imam Aliu i cili na thotë e
qëndron në nderin dhe ruajtjen e së shenjtës së robërve të Zotit, lidhur me porosinë dhe arritjen e diturisë
thotë kështu: ‘’ Lakmia nuk është etikë fetare, pos në kërkimin e diturisë’’. Ngritja dhe xhelozia
nuk mund të gjenden te besimtari në Zotin, te ata thjesht nuk ka vend për këto veti, pos në fitim të
diturisë. Dhe, nëse njeriu e shton modestinë me qëllim të arritjes së diturisë, atëherë e ka vlerën e vet.
Njeriu që largohet nga ultësia e pavlerës së paditurisë dhe që dëshiron të jetë i mësuar, duhet ta harrojë
kokëfortësinë dhe të bëhen indiferentë kur është fjalë nënçmimi i të mësuarit, dhe të pajtohesh me faktin
se deri ku të dëshirojë të fitojë dituri, nuk guxon të turpërohet të bëjë pyetje, krejt deri në ditën kur edhe
vetë të arrijë autoritet. Kjo është mënyra e vetme e kompensimit të nënçmimeve të dynjallëkut dhe

ahiretit, që duhet pranuar e t’u nënshtrohesh.
Në çdo rast, me rëndësi është që njeriu ta kuptojë vlerën e vet dhe ta shfrytëzojë mundësinë
që Zoti ia dhuroi, dhe të mbështet në Zotin. Ne vetëm duhet të njohim veten dhe duhet pasur besim
në Zotin. Çdo njeri, kudo që ka arritur, e ka realizuar qëllimin e vet duke falënderuar mundin, fenë e
mbështetjen në Zotin.
Ibrahim Halilullahu, Musa Halimullahu, Isa Ruhullah- gjithë këta, duke falënderuar besimin në
Zot dhe duke u mbështetur në Të, kanë përfituar aq ithtarë sa arritën të rrëzojnë tagutet e kohës së tyre.
Misionari Muhammed me shumë mundime e mohime, me pranimin trevjeçarë të ndarjes në grykën e
malit të Ebu Talibit dhe me besimin në Zotin, ka arritur ta bartë thirrjen e shenjtë shpirtërore të Kur’anit
dhe shpalljes qiellore të kuvlisë. Këta njerëz të mëdhenj të Zotit praktikisht janë shembuj që mund të
na nxjerrin nga të gjitha vështirësitë e kësaj bote. Munden të na njoftojnë me Zotin dhe nga kjo botë
materiale të na e ndërtojnë botën e virtyteve shpirtërore e morale. Dhe, mos ta harrojmë mundin dhe
besimin në Zotin!

Prof. Dr. Shejh Ekbar Ejdi

Share

Pin It

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>