PËRSE ËSHTË FESTË KURBAN BAJRAMI!?

Të gjithë muslimanët e festojnë Kurban Bajramin, ose kanë dëgjuar për këtë festë por një

pakicë e di filozofinë e tij.


Para shumë shekujsh një profet i nderuar me emrin Ibrahim, luste Allahun, Krijuesin e tij,
që t’i dhuronte një fëmijë:

“Zoti im, më dhuro (një fëmijë) prej të mirëve!” (Kur’an, Safat: 100)

Nga dëshira për të pasur një trashëgimtar kalonte një pjesë të madhe të kohës duke u
lutur…. Kaluan kohë dhe dëshira nuk po i plotësohej. E shoqja e Ibrahimit i dha leje Profetit
Ibrahim të martohej me shërbyesen që kishin, për të pasur një fëmijë… E kështu u vendos
që Ibrahimi të martohej përsëri. Pas martesës së tij, Zoti i dhuroi një fëmijë të urtë e të
sjellshëm:

Po në këtë kohë Allahu i dërgon engjëjt që ta përgëzojnë Ibrahimin edhe më një djalë
tjetër, po këtë herë me Sarën, bashkëshorten e parë.
Kur arriti moshën për t’u angazhuar në punë Ismaili, djali i parë i profetit Ibrahim, babai i tij
kishte parë një ëndërr ku urdhërohej të bënte kurban Ismailin.

“Dhe kur arriti ai (Ismaili) që së bashku me të (Ibrahimin) të angazhohej në punë, ai (Ibrahimi)
tha: “O djali im, kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të flijoj. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai
tha: “O babai im, kryeje atë që urdhërohesh, e do të më gjesh, nëse do Allahu, prej durimtarëve!”
(Safat 102)

U sprovuan që të dy baba e bir për durimin; Ismaili u tregua shumë i butë ashtu si e
përshkroi vetë Allahu në Kur’an

“Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm)”(37/ 101)

të dy iu dorëzuan urdhrit të Allahut:

“E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe ai e përmbysi atë në fytyrë (në ballë)”. (37/ 103)
“Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”( 37/ 104)

“Ti tani e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!”.( 37/ 105)

“Vërtetë, kjo është sprovë e qartë”(106)

“Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm”.(37/ 107)

“Dhe ndaj tij lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm”. (37/ 108)

Mjaft bukur e sqarojnë ajetet e Kur’anit ngjarjen e kurbanit, gjithkush nga ne e di se nuk
do të jetojë përjetësisht në këtë botë, por harrojmë shpejt, përse vallë harrojmë shpejt?
Përse edhe ne s’i bëjmë kurban Ismailët tanë? Çdokush nga ne ka një Ismail për ta bërë
kurban ose më shumë: gjërat, mjetet, apo personat që i duam më shumë se Krijuesin tonë
dhe harrohemi në to saqë harrojmë se na ka krijuar një Zot dhe se para Tij duhet të japim
llogari. E gjithë kjo harresë nuk e dëmton Krijuesin tonë, sepse Ai e gëzon fronin e Tij -

“Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm)”(Safat 101)

duam apo s’duam ne, adhurojmë apo nuk adhurojmë fare – por Ai gjithmonë na tërheq
vërejtjen, na dërgon mësues (të dërguar, Profetë) dhe Imamë që gjithë kohën që do jemi
në këtë botë të mësojmë se kemi një krijues dhe se Ai Krijues na donë pa interes, dhe në
çastet kur gabojmë nuk na mban mëri e në çdo moment që i pendohemi sinqerisht Ai na
mëshiron.
Hazreti Ibrahimi e ofroi për kurban Ismailin e tij, ne e dimë shumë mirë se Krijuesi ynë nuk
dëshiron t’i bëjmë kurban ndokënd, por ajo çka Ai dëshiron nga ne është sinqeriteti. Vetë
Allahu i dërgoi dashin Hazreti Ibrahimit, që ta bënte kurban dhe në Kur’an Allahu thotë:

“Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.”(37/ 107)

“Dhe ndaj tij lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm”. (37/ 108)

Sprovën e kaloi Hazreti Ibrahimi por për të gjithë ne u la përkujtim që të marrim mësim, e
ky nuk është asgjë tjetër vetëm se mësimi i Kur’ban bajramit, i dashurisë që tregon Allahu
ndaj krijesave të Tij, dhe mësimi që Allahu dëshiron të japë për gjithë njerëzinë se sa Bujar
dhe Mëshirues është Ai.
Pra me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtja e nefsit
që gjithmonë kërkon të jetë para. Mos harroni motra dhe vëllezër, nëna dhe baballarë se
Ismaili ynë mund të bëhet dhe një kokërr molle ose diçka më e vogël se molla që ne nuk
arrijmë ta bëjmë kurban.

shkruar nga Rajmonda Feza

Share

Pin It

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>