Pelargonia – apo lule sardani siç njihet në trevat tona

Emri Pelargonia nuk iu është i njohur fillestarëve dhe s’do të thotë asgjë për ta sepse këtë bimë ne zakonisht e njohim si lule sardani. Ekzistojnë diku rreth 280 lloje të lules pelargonia. Emri i kësaj bime rrjedh nga fjala greke ‘pelargos’.

Mbledhja dhe kultivimi i kësaj bime ka qenë kryesisht e popullarizuar në shekullin e XIX-tw dhe që nga atëherë janë kultivuar shumë hibride. Sot rriten shumë lloje të kësaj bime dhe, nëse kanë dritë të mjaftueshme (janë lule diellore), ato e zbukurojnë mjaft dhomën. Më së shpeshti zhvillohen katër lloje dhe pothuajse të gjitha janë hibride të cilat janë kultivuar gjatë viteve. Varietetet më të pëlqyera të Pelargonias së dhomës janë ato të larme dhe mbretërore. Pelargoniat apo sardanet zakonisht i mbjellim nëpër kopshte, mirëpo janë shumë të përshtatshme për t’u mbjellë edhe në vazo ballkoni, çka do të thotë se ato mund të kultivohen edhe si lule kopshti edhe si lule ballkoni. Sot mund t’i gjejmë të gjitha llojet e kësaj luleje, varësisht nga shija jonë, me aromat më të këndshme si të lules ashtu edhe të gjethit .Mbillini këto lule të cilat kanë hapësirë të vogël mes rrënjës dhe gjetheve  për t’i kultivuar sa më mirë. Mos i mbillni asnjëherë ato që kanë bisht të gjatë sepse lulet e tyre janë të pakta dhe nuk shumohen në sasinë e duhur.

 

 

 

Madhësia: Bima e zakonshme është e lartë 46 cm. Ajo rritet dhe zgjatet mirëpo atëherë lulëzon më pak, prandaj është e preferueshme që t’i pritni dhe t’i shumëzoni për të pasur cilësinë e dëshirueshme.

 

 

Rritja: Në kushte normale 23-30 cm në vit.

 

Koha e lulëzimit: Gjatë gjithë verës.

 

Aroma: Lulet nuk kanë erë, mirëpo gjethet e tyre zakonisht kanë një aromë të fortë karakteristike të pelargonias.

 

Drita: Ju nevojitet drita e fortë e diellit.

 

Temperatura: Verës temperatura e zakonshme e dhomës, më së shumti 24 gradë, ndërsa dimrit jo aq e ngrohtë, nga 13 deri në 16 gradë celsius.

 

Uji: Verës ujitini  2 deri 3 herë në javë, ndërsa dimrit mbajini të lagështa. Ujitini vetëm nëse temperatura e dhomës është 16 gradë celsius.

 

Ushqimi: Verës, bashkë me ujin, hidhini edhe pleh të lëngët çdo 14 ditë.

 

Lagështia e ujit: Mos i bartni nga një vend në tjetrin  sepse mund të dëmtohen. Ju pëlqen ajri i thatë.

 

Pastrimi: Asnjëherë mos përdorni shkëlqyes të gjetheve, por vetëm me leckë të thatë. Hiqjani pluhurin.

 

Ajrosja: Kanë nevojë për shumë ajër, sidomos gjatë verës.

 

Krasitja: Më mirë lulëzojnë kur nuk iu ndërrohet vazoja. Shumëzohen kur janë duke u rritur

nga sythat e vegjël, por kur të arrijnë gjatësinë 25 cm lërini në vazon e njëjtë.

 

Shumimi: Shumimi bëhet në verën e vonshme ose pranverën e hershme nëpër lulishte. Tani shumimi bëhet dhe përmes farave. Farat zhvillohen shumë lehtë nëse dheu në vazon ku i keni vendosur farat  ka temperaturën 16-18°C.

 

Jetëgjatësia: Mund të qëndrojnë shumë gjatë mirëpo preferohet që më së shumti t’i mbani deri në dy vjet, sepse pas kësaj periudhe lulëzimi dobësohet.

 

Bimët shoqëruese: Mund të mbillen me lule të tjera në të njëjtën vazo. Mirëpo, nëse janë të vetme në vazo, janë më të shëndetshme dhe lulëzojnë më shumë.

 

Përparësitë /Vështirësitë: Mirëmbahen shumë lehtë, posaçërisht nëse qëndrojnë në dritare.

 

Pyetje dhe përgjigje:

  1. Shumë gjethe të gjelbra, por pak lule?

 

Ndaloni së ushqyeri dheun sepse prania e madhe e azotit pamundëson lulëzimin.

 

  1. Pika të errëta në gjethe?

Ka mungesë drite. Zhvendosini në vend me më shumë dritë, ndërsa gjatë verës nxirrni jashtë.

 

  1. Trupi i lules thahet dhe nxihet?

Zakonisht mungesë ushqyeshmërie dhe temperaturë e ftohtë. Në këtë rast lulja nuk ka shpëtim.

 

  1. Në dheun e vazos ka shumë gjethe të rëna  dhe të thara?

Kjo është sëmundje bakteriale dhe bima nuk ka shpëtim. Mos e përdorni për shumëzim dhe eliminojeni bimën.

 

  1. Kur e prekni gjethen e lules dalin miza te bardha?

Spërkateni me insekticide në bazën e bimës.

 

  1. Gjethet zverdhen dhe janë të dobëta?

Dheu është shumë i thatë, ujitini më shumë dhe rregullojeni ajrosjen.

 

  1. Nëpër gjethe krijohen rrathë të verdhë në të bardhë?

Sëmundje virusale nuk ka shërim. Shpërbëjeni bimën dhe mos merrni sytha prej saj për ta shumëzuar.

  1. Në gjethe shfaqen rrathë ngjyrë kafeje?

Natën temperatura është e ulët. Zhvendoseni në vend më të ngrohtë.

Share

Pin It

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>