NEVE NUK NA TAKON POSHTRIMI

Autor: Natyre Byqmeti Muhameti

Sa herë që në një cep të botës ndodhin tragjedi të mëdha dhe gjenocide, kjo gjithnjë ka qenë një shenjë se të gjitha vlerat morale dhe religjioze janë tradhtuar nga një pjesë e madhe e njerëzimit, pavarësisht se ç’feje apo ideologjie i përkasin. Thënë haptas, globalizimi i ka dobësuar ndjenjat e njeriut dhe në një farë forme e ka bërë atë imun ndaj vuajtjeve, urisë, varfërisë, luftërave, vrasjeve etj…
Për shkak të informacioneve të shumta të cilat mund t’i marrim në çast duke shfrytëzuar mediat e në veçanti televizionin dhe internetin – s’do të ishte e natyrshme po të ndodhte ndryshe… Nëse dikush dëshiron ta dije se si duket Xhehenemi, dyert e tij janë te hapura për ata të cilët jetojnë në padituri, të përgjumur, të hipnotizuar dhe të joshur. Vetëm një pjese të njerëzve iu është e ditur se kjo gjendje ka të bëjë me egon. Egoja na ofron strategjinë e njohjes me ndihmën e së cilës do të ngritët paraqitja juaj në mesin e të tjerëve dhe do t’u bëje të ndiheni të vlefshëm . Zakonisht kjo arrihet nëpërmjet personave dhe shoqërive të forta dhe me autoritet. Individët apo shoqëritë e dobëta kanë nevojë të përmbushen nëpërmjet të fortëve dhe të famshmëve. Çmenduria egoiste që ekziston në botë është pikërisht manifestim i forcës dhe i famës dhe rezultat i kësaj është ndarja dhe izolimi nga realiteti dhe nga natyra thelbësore. Atëherë individi apo shoqëria bëhet e paaftë në formimin e lidhjeve dhe relacioneve me tjerët në mënyrë të natyrshme, sepse kjo detyre i takon njeriut si individit i cili si qenje është i ngritur mbi te gjitha krijesat e tjera ne këtë bote. Sa herë kemi takuar njerëz në rrethin tonë të ngushtë apo edhe më gjerë të cilëve u duhet thënë patjetër ajo që do t’ua ushqente atyre mendimin e mbivlerësimit për vetveten? Përderisa nuk ua jepni këtë lloj ushqimi, ata asnjëherë nuk do të mund të krijojnë marrëdhënie me ju. Lidhjet tuaja nuk do të jenë të sinqerta. Aty ku egoja e tyre nuk do të mund të fitojë falënderimin dhe përkuljen, ata padyshim do ta kërkojnë këtë ushqim në mesin e fëmijëve. Ata do ta kthejnë vëmendjen nga vetvetja, aq sa do të shkaktojnë reagime negative tek të tjerët. Nëse kjo e prek karakterin e personit, sigurisht që problemi ekziston diku më thellë, mbase ndonjë dhimbje emocionale nga e kaluara të cilën personi e shfaq duke u shkaktuar dhimbje të tjerëve. Këto forma patologjike të egos, në dukje të parë të vogla, shpeshherë marrin forma të ashtuquajtura ekstreme Një ndër këto forma është ‘roli i viktimës’. Viktima gjithnjë kërkon simpatinë dhe keqardhjen e të tjerëve.
Për Zotin, si nuk e dini për problemet e mia dhe gjendjen time?
E nëse vërtet nuk e dini për gjendjen e tyre ajo do të jetë e përkeqësuar, deri në hidhërim. Kur identifikoheni me rolin e viktimës, të cilin ua ka dhuruar egoja juaj, siç i është e ditur çdo terapeutisti, egoja nuk do t’i ndalojë problemet, sepse ato janë pjesë e identitetit të saj dhe egoja jeton nga ato. Kur e barazojmë viktimën me kriminelin, ajo që është e përbashkët është dominimi i egos ndaj shpirtit. Një fjalë e urtë thotë: “Edhe keqbërësi, edhe atij që i është bërë e keqja e që nuk ka kundërshtuar, që të dy do të shkojnë në ferr: I pari për shkak se ka bërë vepër të keqe, ndërsa i dyti pse nuk e ka kundërshtuar”. Moskundërshtimi e mosreagimi janë pjesë e së keqes. Këtë do ta kuptojmë nëse njohim se edhe thjeshtësia e rrejshme gjithashtu është një laicitiet i fortë i versionit të vet. Shoqëria e sotme muslimane (ummeti), e cila lejon që në mënyrë konstante të shkaktohet një numër kaq i madh viktimash edhe përkundër të gjitha potencialeve dhe forcave që posedon, është e qartë se e ka humbur kompasin dimensionin e saj shpirtëror dhe është kthyer drejt rrugës së egos.
Ka njerëz që thonë:
“Me të vërtetë besoj Allahun dhe botën tjetër,” – e megjithatë nuk janë besimtarë. Ata dëshirojnë t’i largohen Allahut e me këtë t’i largojnë dhe të tjerët që besojnë, mirëpo ata e largojnë vetëm veten e tyre dhe nuk e ndiejnë këtë!
Sëmundja është në zemrat e tyre dhe Allahu e shton sëmundjen e tyre edhe më shumë.
“Për arsye se gënjejnë, atyre iu takon vuajtja e sëmundjes.” (Bekare,7)
“Të padrejtët, me të vërtetë nuk do të kenë sukses.” (El-En-am, 21:Jusuf 23)
Teksa i lexojmë me kujdes porositë hyjnore, ne do të shohim se pozita e viktimës është e papranueshme për njeriun e vetëdijshëm (besimtarin), njëlloj siç është i papranueshëm veprimi i keqbërësit dhe i të padrejtit. Fjalët e imam Huseinit në Qerbela depërtojnë në zemrat e atyre të cilët nuk lejojnë që të jenë të nënshtruar karshi padrejtësisë dhe tiranisë.
Ideja se je viktimë është shenjë e dijes së kufizuar dhe ngushtësisë shpirtërore. Nuk mendoj se këto fjalë mund të jenë një përgjigje e vetme intelektuale apo qetësim shpirtëror për ata që vuajnë. Natyrisht çdo person i vetëdijshëm merr pjesë në ndarjen e dhimbjes dhe vuajtjes me tjetrin. Sot midis nesh ka pak apo aspak luftëtarë shpirtërorë të tillë që do t’i ndërgjegjësonin njerëzit se si ta plotësojnë shpirtin e tyre, e jo të tregojnë pandërprerë anët e tyre të errëta që burojnë nga egoja personale.

Share

Pin It

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>