Lev Tolstoi me besim në përsosmëri.

…do ta shfrytëzoj tërë kohën që jam i detyruar të qëndroj këtu për atë që të jem më i mirë dhe të përgatitem për atë jetë të cilën tashmë e kam zg jedhur.
…arma ju kujton dhunën dhe ju largon nga rruga e tari- katit.

…nëse u detyrojnë të mbani kryqe, bartni, ngase janë vetëm metale… Vetëm nëse u prekin gratë tuaja, ju detyrojnë ta harroni g juhën, kulturën dhe zakonet, ngrihuni dhe luftoni deri në vdekjen e njeriut të fundit.

Nëse është kështu, ku dhe kur e arriti Tolstoi këtë përvojë të lartë shpirtërore?

Në Kaukaz “unë fillova të mendoja ashtu siç kanë mundësi të mendojnë njerëzit vetëm një herë në jetë… Kurrë, as më parë, as më vonë, nuk kisha arritur deri në atë lartësi të mendjes, nuk kam shikuar atje, si atë kohë e cila vazhdoi për dy vjet. Unë nuk e kuptoj dot që njeriu mund të vijë deri në atë shkallë të ekzaltimit mendor, në të cilën unë erdha atëbotë… Dhe gjithçka që unë gjeta atëherë do të mbetet përgjithmonë bindja ime” – do të shënojë ai pas një viti. A është e rastit që pikërisht në këtë frymë Tolstoi i shkruan hapur tezes së vet, duke kërkuar: “…Vetëm, ju lutem, mos më ktheni në besimin krishterë … Ju lutem, më shikoni mua si një muhamedan të mirë, atëherë gjithçka do të jetë e mrekullueshme…”.

Këto nuk mund të jenë thjeshtë vetëm fjalë. Dy vjet, të kaluara në Kaukaz, në lutje, tejkalojnë në jetën e Tolstoit 56 vjet të jetuar pastaj, gjithashtu në lutje, por tani pa dhikre! Jo në fund të jetës, por nga momenti i kthimit nga Kaukazi, Lev Nikollaeviç për ata që e rrethonin ishte njeri i cili “përkundër këmbëve të shëndosha megjithatë do të ecë me kokë”, siç shkruante shkrimtari i shquar I. Turgenjev, i cili e kishte takuar Tolstoin e ri në Paris.

Ndërsa Tolstoi, përkundrazi, me vendosmëri dhe në vazhdimësi e mbronte të drejtën e vet për të qenë vetvetja, duke besuar në fenë e të vet dhe “duke e respektuar atë”, siç e kishte caktuar në lutjen e tij. Andaj nuk ka asgjë të çuditshme në faktin që Tolstoi gjatë gjithë jetës kishte ecur i veshur me rrobat e pleqve çeçen (duke filluar nga kësula rrumbullake- tubet dhe duke përfunduar me këpucët e bukura “kaukazi- ane”), që qepte për vete këmisha çeçene, “modelin origjinal” e të cilave e vërenin të gjithë, pa përjashtim; që i qethte flokët dhe mjekrën “një herë në muaj, për hënë të re”, duke deklaruar se “këtë e kishte mësuar nga muhamedanët”.

Në këtë aspekt janë me interes kujtimet e njërës prej vajzave së shkrimtarit, Tatjanës, e cila deklaron: “Disa herë unë e ndjeja, se si duart e tija të fuqishme, binin në supet e mia, duke më detyruar të kthehesha në mënyrë që ta shikoja pikërisht nga e djathta hënën e re”. Për Tolstoin-muhamedan

kjo ishte shumë me rëndësi. Në një shënim të tij në ditar, të 3 shtatorit të vitit 1852, thuhet: “E kam para hënën nga e majta”, por doli se duhej ta shihte “pikërisht nga e djathta”!

Si të gjithë ithtarët e Kunta-haxhiut, Tolstoi ishte mjaft i matur në ushqim. Këtë e theksojnë shumë bashkë- kohës të shkrimtarit. Duke e ditur fatin e shehut dhe muridëve të tij, Tolstoi ëndërronte të “sakrifikohej për fe” dhe shpesh deklaronte se “do të pëlqente të persekutohej”: si mbështetës i moskundërshtimit të dhunës me dhunë, shkrimtari ishte “faj- tor” për refuzimin masiv nga ana e të rinjve të shërbimit ushta- rak që nga viti 1896.

Lidhur me këtë, ja edhe një element tjetër, për të cilin dëshmon mjeku i familjes Tolstoj. Konti e kishte zakon që, kur shkonte mysafir, të dërgonte përpara ekui- pazhin, kurse vetë zbris- te më larg shtëpisë dhe i afrohej këmbë asaj. Ishte ky zakon tipik i çeçen- eve: në shenjë respekti ndaj nikoqirit, mysafiri një distancë e kalonte këmbë, duke dërguar përpara transportin, me

të cilin vinte.
Nga amaneti para

vdekjes i Tolstoit ne mësojmë se ai dëshiron- te të varrosej pa kryq, “sa më shpejt” dhe “të mos vendosen kurora lulesh në varrin e tij”. Kështu Tolstoin do ta varrosnin në Çeçeni. I bindur që nuk mund të arrinte në Çeçeni, ai porosit të var- roset në Jasnaja Polana, pa menduar që dëshirën e tij për varrim sipas cer- emonisë muhamedane, familjarët dhe të afërmit do ta prezantojnë si dëshirë primitive për

prehje nën “grumbullin e milingonave” në vendin e groposjes dikur të “shkopit të blertë” të shpëtimit të njerëzimit. Me iron- inë e fatit, njeriu i cili kishte mohuar çdo mrekulli, jo vetëm që ishte i dyshuar, por në njëfarë shkalle gati i stolisur në fe si një fuqi mrekullibërëse e shkopit dhe “vëllazërisë së milingo- nave”…

“Dallimi thelbësor midis sheriatit dhe tarikatit është ajo që sheriati është… – marrëveshje midis religjionit dhe realitet- it. Tarikati ndërkaq është dalje absolute nga realiteti dhe konkluzion në frymë të ligjit, i cili e mohon realitetin. Sipas sheriatit, myslimani mundet edhe të bashkëjetojë me bes- imtarë të feve të tjera; sipas tarikatit kjo është e pamundur”,

thekson R. Fadeev, historian rus. A nuk është pikërisht kjo arsyeja që Tolstoi, kohë pas kohe, provonte të largohej nga shtëpia dhe, në fund të fundit, e realizoi këtë largim në moshën dhe në gjendjen fizike, kur nuk kishte dhe nuk mund të kishte asnjë bindje se do ta arrinte qël- limin? Kryesorja ishte – të largohej!..

“…Në vendet e shenjta mysli- mane, ku ligji ruhet me tërë pastërtinë, hyrja e një pjesëtari të fesë tjetër kurrë nuk mund të lejohet, në mënyrë që të mos e ndot me frymëmarrje ajrin në të cilin luten besimtarët”, – lexojmë më tej te Fadeevi. Fakti që Tolstoit i lejohet pjesëmarrja në dhikër, tregon për atë që këtu ai nuk konsiderohej i fesë tjetër. A nuk është kjo arsyeja që Tolstoi vazh- dimisht shkonte në pyll për t’u lutur? (familjarët e tij ishin ortodoksë.)

Këtë e mësojmë, për shembull, nga piktori i shquar rus Ila Rjepin, i cili tregon se e kishte pritur Tolstoin afër pyllit rreth një orë, që ta kryente lutjen. Përshtypja e tij lidhur me këtë mund të vërehet madje në pikturën e famshme, ku Tostoi është këmbëzbathur. Qëndri- mi i tij gjatë lutjes në pyll në pikturën e Rjepinit është pikërisht si te myslimanët.

Për “lutjet” e tij kemi shënime edhe nga shkrimet e gruas (Sofja An- dreevna Bers), e cila madje edhe ishte ndarë prej tij pas rreth 50 vjet martesë. Ajo me hidhërim kujton: “Diç kishte ndërhyrë midis nesh, njëfarë hije, e cila ne po na ndante… E kuptova që më ishte thyer besimi i fortë për lumturi dhe jetë, të cilin e kisha më herët”. Kështu shkru- an gruaja e cila kishte kaluar dyzet vjet martesë me këtë njeri., por të cilin nuk arriti ta kuptonte kurrë. Kurse vajza Tat- jana kujton: “Pasi zgjohej nga gjumi, ai shkonte në pyll apo fushë. Sipas fjalëve të tij, ai shkonte “të falej”…”

Kjo kishte filluar 14 vjet më parë, kur u këput fija dhe unë e kuptova vetminë time”, – sqaron vetë autori në vi- tin 1884, sikur duke i plotësuar të dyja.

“Në ëndërr unë pashë se flisja me një shenjt për dehjen, për durimin dhe diç tjetër… Për durimin: të mos urrej as çifutët, as tatarët, por t’i dashuroj…” – shënon Tolstoi në ditar më 1890.

Pikërisht këtë përmbajtje ia preferonte popullit të vet Kunta-haxhi, duke deklaruar: “Për shkak të luftërave sistematike ne do të pakësohemi në mënyrë katastrofale … Luftën e mëtejme

nuk e pëlqen as Zoti… Nëse u kërko- jnë të shkoni në kishë, shkoni, sepse ajo është vetëm godinë. Nëse u detyrojnë të mbani kryqe, bartni, ngase janë vetëm metale… Vetëm nëse u prekin gratë tu- aja, ju detyrojnë ta harroni gjuhën, kul- turën dhe zakonet, ngrihuni dhe luftoni deri në vdekjen e njeriut të fundit!”. Pa hequr dorë nga lufta deri në çeçenin e fundit, shehu nuk hezitonte të bëhej pacifist, si edhe Tolstoi i cili në raste nuk përjashtonte masat e skajshme. Veprat e tij nga kritika janë cilësuar si “goditje të kamxhikut që nxitën kundër autorit zemërimin e pushtetarëve”.

Mos mbani armë me vete. Qën- droni sa më larg tyre. Arma ju kujton dhunën dhe ju largon nga rruga e tarikatit. Forca e armëve – nuk është g jë në krahasim me fuqinë e shpirtit të njeriut, i cili ndjek rrugën e tariaktit

, – e bindte popullin e vet Kunta-haxhi. Më 3 shtator të vitit 1852, Lev Tolstoi, “pasi u ktheva nga mësimi”, shënon në ditar: “…Do ta shfrytëzoj tërë kohën që jam i detyruar të qëndroj këtu për atë që të jem më i mirë dhe të përgatitem për atë jetë të cilën tashmë e

kam zgjedhur”.

A mund të mendohet që një ushtar apo oficer, pas mësimit, të kthe- hej në kazermë me idenë e zbulimit “të lidhjes sekrete të shpirti dhe trupit”, për të qenë “më i mirë” dhe për tu “bërë mirë të afërmve”! Ku i “mësonte” këto Tolstoi për t’i shënuar pastaj në ditar? Në mbledhjet e këshillit të luftës?!

“Lavdiploti dëshiron që mu- ridi ta kalojë kohën duke kryer vepra të mira, si meremetimi i rrugëve dhe urave, kultivimin e drurëve përskaj rrugës… Muridi duhet të vizitojë të sëmurët… Duhet të interesohet për nevojat e të moshuarve, të varfërve, të pafuqish- mëve, duke i ndihmuar ata…”, – këto ishin mësimet e shehut të ri. Kush nuk i njeh këtu veprat e mira të Tolstoit, deri te “projekti i pyllëzimit i të gjithë Ru- sisë”? Në Jasnaja Polana ai kishte prishur kopshtet me mollë për ta pyllëzuar një ngastër të gjerë, për çka dëshmojnë kro- nikat e kohës.

“Sjellja ndaj kafshëve duhet të jetë më e mirë se ndaj njerëzve, sepse ajo nuk e kupton ç’po bën. Shtaza e zënë në

arë nuk guxon të rrihet a mallkohet… Ky është mëkat i rëndë. Është mëkat vrasja e shpezëve të pafajshme, insekteve, gjallesave. Çdo gjallesë që nuk është e dëmshme për njeriun duhet të mbrohet nga muridët”, – predikonte shehu.

Një shërbëtor i Tolstoit, kujton porosinë e kontit: “Kalin kurrë mos e godit me kamxhik”, që ishte krejt e pa- kuptueshme për njeriun i cili punonte në fushë. Ai tregon edhe rastin kur “zotëriu” i kishte dhënë atij 20 rubla të cilat ai duhej “t’i ndante nga 10, 15 ko- pekë” të varfërve që i takonin rrugës. Në pyetjen “a është i mirë konti?”, shërbëtori përgjigjet pozitivisht: “… posaçërisht është i mirë ndaj të vejave me fëmijë: me duart e veta ua lëron tokën, ua kosit barin dhe grurin”. Përse vallë i ndihmon pikërisht vejushat e jetimët, duke i dallu- ar nga të tjerët? Përgjigja qëndron sërish në Çeçeni. Luftërat e vazhdueshme shtonin numrin e vejushave dhe bon- jakëve, për të cilët duhej kujdesur në radhë të parë. Për çeçenet kjo do të tho- shte shpëtim dhe ruajtje e kombit.

Ndonëse kishte arritur të ruaj bindjet e veta para kishës, Tolstoi e dinte mirë që pas vdekjes do të varej nga gruaja, me të cilën nuk i kishte afruar as jeta e përbashkët gjysmë shekullore dhe e cila nuk e kishte kuptuar kurrë. Duke refuzuar në prag të vdekjes ta pranojë gruan dhe priftin që ngulmonin, Tolstoi tregon qartë se ata ishin të huaj për të para fytyrës së Lavdiplotit. Pas vdekjes u vërtetua frika e shkrimtarit, pasi që atij iu bënë të gjitha ceremonitë mortore sipas dëshirës së gruas.

“Muridizmi ia morri peran- dorisë ruse gati gjysmën e fuqisë. Sa mund duhej të mposhtet ai? Tani një predikim i ri dhe më i keq e dhikrit dhe tarikatit sërish po përhapet në Kau- kaz… nëse nuk do të shuhet në zana- fillë, mund të bëhet shumë keq… Kur ligji mysliman e konsideron tarikatin dhe dhikrin të padetyrueshëm, atëherë ligji rus mund t’i konsiderojë patjetër të ndaluar… Njerëzit, të cilët dëshirojnë ta rrënojnë këtë gjendje, menjëherë duhet internuar jashtë vendit…” – këshillon autori i “Luftës së Kaukazit”, Fadejev, pa kuptuar se muridizmi tashmë ia kishte marrë perandorisë ruse fuqinë e saj – Lev Nikolaeviç Tolstoin. Edhe fakti që mësuesi shpirtëror i Tolstoit “menjëherë u dëbua nga vendi”, nuk i ndihmoi Perandorisë ta kthejë shkrimtarin e madh në gjirin e ortodok- sizmit… Ishte vonë, tepër vonë!

 

Vërejtje:
Lav Nikolajeviç Tolstoj (1828 -1910) – shkrimtar dhe mendimtar rus, njëri prej prozatorëve
më të shquar të botës. Besohet se ka qenë përfaqësuesi më eminent i letërsisë realiste.

Rrjedh nga një familje aristokratike dhe e arsimuar plot paragjykime fetare. Pikërisht
presioni i madh lidhur me fenë do ta shndërrojë atë në antikrisht dhe të ekskomunikuar nga kisha.
Pasi që në fëmijëri mbeti pa prind, studion gjuhët orientale në Universitetin e Kazanit…
Në rini dallohej me jetë të shthurur në të cilën hynin e dilnin shumë femra me prejardhje
të dyshimtë, pastaj karakterizohet me vese të ndryshme si bixhozi dhe alkooli për të cilët do të
shpenzojë shuma marramendëse parash dhe disa prona.
Në bibliografinë e Tolstoit fare pak është trajtuar qëndrimi i tij në Kaukaz, në shërbim
ushtarak, kohë e cila paraqet ndarjen e tij prej jetës së shfrenuar dhe kalimin në periudhën më të
frytshme të krijimtarisë.
Kryeveprat e tij – “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” – e pasqyrojnë pikëpamjen,
shpirtin, dhe jetën ruse të shekullit XIX.

 

 

Share

Pin It

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>