Kushtimi i vëmendjes ndaj kohës dhe rastit: Mënyrat për përmirësimin e vesit të zvarritjes

Ndonjëherë njerëzit nuk janë në dijeni për vlerën kohës dhe mundësive             që u jepen. Ata nuk e vlerësojnë rastin e volitshëm dhe e humbasin me lehtësi atë. Njeriu ka një periudhë të posaçme për të nxënë dituri e për t’u shkolluar. Nëse e humbet këtë periudhë (rininë), ai do ta ketë vështirë ta kompensojë më vonë. Kështu, nëse i vlerësojmë mundësitë dhe i shfrytëzojmë në mënyrën e duhur nuk do të sillemi me mos seriozitet kurrë dhe nuk do t’i shtyjmë detyrimet për më vonë. Sidomos duke pasur parasysh faktin se koha e ardhshme akoma nuk është aktualizuar dhe nuk dihet a do të jepet sërish rasti dhe mundësia për ta kryer këtë aktivitet.

 

  1. 1.       Përcaktimi i kohës për çdo punë (programimi):

Për secilën punë është e nevojshme të përcaktohet një kohë para kryerjes së saj, në mënyrë që në distancën kohore (duke filluar nga përcaktimi i kohës gjer në realizimin e saj) të kryhet ndonjë punë tjetër. Nëse për secilën punë nuk përcaktojmë një kohë të caktuar para kryerjes së saj, mundet që njeriu ta shtyjë atë për më vonë (e kryej sot, nesër), ndaj pikërisht për këtë është e nevojshme që njeriu, duke vlerësuar pozitën, mundësitë dhe aftësitë e veta, periudhën e kufizuar kohore për kryerjen e një pune ta përcaktojë në mënyrë të përpiktë.

 

  1. 2.       Orvatja për të krijuar vetë motivimin:

Një nga mënyrat për motivim dhe krijim të dëshirës për kryerjen e ndonjë pune është përfytyrimi pozitiv dhe i vlefshëm nga përfundimi i aktivitetit. Kur ‘trupëzoni’ përfundimin e suksesshëm të punës suaj, do të përpiqeni më shumë për kryerjen e saj duke investuar dhe shpenzuar më shumë energji në të.

 

  1. 3.       Zbërthimi i punës:

Punën tuaj ndajeni në pjesë më të vogla, që të keni më shumë kontroll, durim dhe ta kryeni më lehtë. Për shembull, nëse keni ndërmend të hartoni një artikull ndajeni në pjesë dhe për shkuarjen e çdo pjese caktoni kohë të posaçme në mënyrë që t’ju mundësohet përfundimi i tij në kohën e duhur. Përfundimi i çdo pjese mund të ndikojë në përpilimin e pjesës vijuese, duke shërbyer si dhuratë që i keni bërë vetes.

 

  1. 4.       Caktimi i përparësive në punë:

Renditni punët në bazë të këtyre kritereve:

  • E detyrueshme dhe e menjëhershme: Kjo lloj pune është më parësore dhe duhet kryer sa më shpejt, në të kundërt duhet paguar kosto e lartë.
  • E detyrueshme dhe jo imediate (jo e menjëhershme): Kjo lloj pune kategorizohet në rendin e dytë të përparësive. Shumë prej punëve tona janë të këtij lloji. Për shembull, ju keni tre muaj kohë për t’u regjistruar në një nivel më të lartë arsimor. Ky regjistrim është i domosdoshëm për ju, por jo urgjent, kështu që ju duhet të përcaktoni një kohë të posaçme për kryerjen e tij dhe mos ta zvarrisni, në mënyrë që kjo punë mos të shndërrohet në urgjente. Pra puna nuk duhet lënë aq shumë pas, saqë edhe kohës së përcaktuar t’i afrohet fundi dhe si rrjedhojë të brengoseni e të ndiheni të stresuar, dhe për shkak të zvarritjes t’ju përfundojë koha e përcaktuar dhe ta humbisni rastin për t’u regjistruar.
  • E rëndësishme dhe jo e detyrueshme: Kjo punë renditet në nivelin e tretë të përparësive. Pjesa dërrmuese e njerëzve këto raste i shtynë për më vonë. Por për të mos vonuar në kryerjen e saj, edhe për të duhet përcaktuar një interval i logjikshëm kohor.
  • Jo e rëndësishme dhe jo e detyrueshme: sikurse dëfrimet dhe lojërat me të cilat humbasim kohën; ato duhen minimizuar sa të jetë e mundur.

 

  1. 5.       Zbulimi i aspekteve të dobëta dhe të forta në qenien tonë:

Nganjëherë njeriu merret me punë që është përtej suazave të mundësisë dhe fuqisë së tij. Në këtë rast, njeriu me përzgjedhjen e gabuar krijon kushtet për mossuksesin e saj, gjë që e çon në zvarritjen e punës. Pra, nga këtu rezulton se njeriu duhet të vlerësojë në mënyrë të drejtë potencialin e vet për kryerjen e punës që i përshtatet dhe ka mundësinë për kryerjen e saj. Kur njeriu vëren që puna është jashtë mundësive të tij, ai nuk ka motivimin e duhur për ta filluar atë dhe për t’u orvatur për kryerjen e saj.

 

  1. 6.       Ndërrimi i mjedisit:

Nganjëherë shkak për zvarritjen e punëve bëhen kushtet e rrethanat e një mjedisi të veçantë ku ndodheni. Ndërrimi dhe largimi prej tyre mund të evitojë përtacinë dhe plogështinë e njeriut. Përpiquni që mjedisi ku ndodheni të jetë i përshtatshëm dhe i adaptuar me aktivitetin që kryeni.

 

  1. 7.       Shfrytëzimi nga besëlidhja dhe kontraktimi:

Nganjëherë është e nevojshme që të lidhim besën me vete për t’u treguar seriozë dhe të vëmendshëm në kryerjen e punës. Në rast se shkelim besën dhe kontraktimin, duhet të parashikojmë dënimin për vete. Në shkencën e moralit kjo metodë quhet vënia e kushtit me veten. Kjo për arsye se njeriu çdo ditë i premton vetes që do të ngrihet drejt kulmit të përsosmërisë, por nganjëherë tregohet i dobët dhe joserioz. Për ta evituar këtë dobësi ai i vë kusht vetes. Për shembull, ai mund të thotë: ‘nëse nuk e kryej filan punë deri në filan kohë, do pastroj dhomën e shokut tim, ose do të agjëroj një ditë. Po ashtu mund të kërkojmë ndihmë nga miqtë tanë duke i informuar për kontratat që keni bërë me veten.

 

  1. 8.       Filloni që tani:

Mos prisni të nesërmen ose një kohë më të përshtatshme. Tani, çasti aktual, është momenti i duhur për kryerjen e punës. Me fillimin e punës ju do të vëreni që zvarritja juaj nuk ka qenë aspak e logjikshme. Kjo për arsye se, nga momenti i fillimit të punës, ecuria e mirë e punës është ngadhënjyese për ju dhe ju mbush me gëzim. Fillimi i punës në kohën e duhur praktikisht ju bën që ta harroni frikën që ndienit ndaj saj.

 

  1. 9.       Shfrytëzimi i kohës së veçantë:

Çdo ditë ndajeni një pjesë të kohës për punët e lëna përgjysmë. Për shembull, çdo ditë mund të ndani 30 minuta për t’i kryer punët që i keni lënë pa përfunduar. Do të evidentoni që këto 30 minuta në ditë e zgjidhin problemin tuaj me vesin e zvarritjes së punëve.

 

  1. 10.   Ndarja e kohës:

Veprimi me program dhe me qëllim jua mundëson avancimin. Nga ana tjetër, nëse për realizimin e programit në kohën e duhur nevojitet kohë dhe nëse për realizimin e programeve dhe aktiviteteve nuk e ndani kohën në intervale të duhura, atëherë nuk do t’i kryeni dot programet. Njerëzit që kanë arritur suksese e kanë bërë këtë duke hartuar programe, duke iu përmbajtur atyre, pa i zvarritur ato.

 

  1. 11.   Nuk është e nevojshme që gjithnjë të jeni më i miri:

Mos i thoni më vetes që vepra juaj duhet të jetë gjithnjë e përsosur. Ta dini se vetë fakti që veproni është me rëndësi. Një proverb arab thotë: “Veza e sotme është më e mirë se pula e nesërme.” Është më e mirë ta dorëzosh një referat të mirë në kohë të caktuar, sesa ta dorëzosh një referat të përkryer e me vonesë, ose asnjëherë të mos jesh në gjendje ta përfundosh. Njerëzit që kërkojnë idealin i shigjetojnë yjet por nuk kapin gjë përveç ajrit.

 

  1. 12.   Ndërrimi i leksikut:

Prej leksikut tuaj fshijini shprehje të tilla si: ‘’për nesër’’, ‘’më vonë’’, ‘’ta lëmë mënjanë’’. Këto shprehje janë instrumentet më të mira të zvarritjes. Ju duhet të keni parasysh se leksiku dhe shprehjet që përdorni mbartin me vete kuptime dhe ndikojnë në sjelljen tuaj. Atëherë vendosni që mos të përdorni fjalë e shprehje që na nxisin për zvarritje dhe shtyrje të punëve.

 

  1. 13.   Ngazëllimi mbi frikën:

Nëse keni frikë ndaj kryerjes së ndonjë pune me kujdes përpiquni që të nxirrni në pah ndrojtjet dhe dobitë që janë fshehur në një qoshe të trurit tuaj për t’i analizuar dhe shpjeguar ato. Psikologët janë të mendimit se frika është shqetësuese vetëm deri atëherë që arratiseni prej saj. Por nga koha që përballeni dhe ndesheni me të, ajo e humb forcën e saj dhe krijohen rrethana për të luftuar. Mendoni për punët që duhen kryer sot, jo për vështirësitë që mund të shfaqen nesër. Kini frikë prej moskryerjes ose zvarritjes së punës dhe jo nga kryerja e saj.

 

  1. 14.   Likuidimi i ‘vrasësve’ të kohës suaj:

Përpiloni një listë me punët dhe veprat që i keni kryer gjatë ditës, javës dhe muajit. Shikoni me kujdes cilat veprime kanë angazhuar pa vend kohën tuaj dhe janë bërë faktor i vonesës së kryerjes së punëve të tjera. Këto çështje duhet likuiduar dhe eliminuar, në mënyrë që të çlirojmë kohën tonë për kryerjen e punëve të dobishme. Po ashtu çdo mbrëmje rishikojeni programin tuaj dhe evidentoni se sa keni punuar gjatë ditës dhe, nëse ekziston ndonjë vonesë ose mangësi në punë, plotësojeni menjëherë. Në të kundërt, sa më shumë të grumbullohen punët e lëna përgjysmë aq më e vështirë bëhet kryerja e tyre.

 

  1. 15.   Shfrytëzimi i aftësive të të tjerëve:

Nuk është e nevojshme që të gjitha punët t’i kryeni personalisht. Disa prej tyre mund t’i kryejnë njerëz të kualifikuar dhe të përgjegjshëm, në mënyrë që një pjesë e kohës tuaj të lirohet.

 

  1. 16.   Sjellja e justifikimeve – e ndaluar:

Nganjëherë, duke synuar moskryerjen ose shtyrjen e ndonjë pune, sjellim justifikime të kota. E lemë punën mënjanë për shkakun më të vogël. Nëse keni ndërmend ta luftoni këtë ves, atëherë duhet të përpiqeni t’i hiqni justifikimet, dhe me pak durim e qëndresë të filloni punën që nga tani.

 

  1. 17.   Mos u merrni me gjëra të parëndësishme:

Kur filloni ndonjë punë merreni seriozisht kryerjen e saj dhe mos u merrni me gjëra dytësore. Një nga kurthet e vesit të zvarritjes është që ne nuk merremi me çështjet kryesore por me ato dytësore dhe të parëndësishme.

 

  1. 18.   Të mësohemi të themi “Jo”:

Duhet të krijojmë ekuilibrim ose baraspeshim midis aftësive tona dhe kërkesave të të tjerëve. Mësohuni t’u thoni ‘JO’ të tjerëve. Kur nuk keni kohë të lirë për plotësimin e kërkesave të tjerëve, mos pranoni ndonjë përgjegjësi të re për të mos zvarritur punët që i keni marrë përsipër.

Këshilla e fundit:  Vesi i zvarritjes së punëve nuk është si gripi që të shërohet me anë të marrjes së ilaçeve të pushimit, por i ngjan sinozitit dhe, nëse nuk jeni vigjilent ndaj tij, ju kthehet sërish. Ilaçi i këtij vesi është programimi dhe vigjilenca e vazhdueshme.

Share

Pin It

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>