FATIMJA s.a. NË KUR’ ANIN A. M.

                                           Ajeti për flijimin e saj:

                                           Surja Insan (Dahr) 8-9

“Ata janë që për hir të Tij u japim ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.” ( Insan,8-9)

Shkakun e shpalljes së këtij ajeti e kanë dëgjuar të gjithë muslimanët. Imam Hasani (r. a.) dhe Imam Huseini (r. a.) ishin sëmurë dhe Hazreti Fatimja (r. a.) me Imam Aliu (r. a.) ishin zotuar se do të agjëronin tri ditë për shërimin e fëmijëve. Ata u shëruan dhe këta të dy filluan të agjëronin. Imam Aliu (r. a.) kishte prurë pak elb dhe Hazreti Fatimja (r. a.) kishte përgatitur bukën prej tij. Gjatë kohës së iftarit, në derën e shtëpisë trokiti një i varfër (miskin) dhe këta ia dhanë bukën atij. Natën e dytë u paraqit një jetim dhe të tretën një i zënë rob. Edhe këtyre ia dhanë bukën e përgatitur për vete dhe pastaj zbriti ajeti i lartpërmendur.

                                      Ajeti mbi lidhjen farefisnore:

                                                  Surja Shuura, ajeti 23

“Thuaj: Nuk kërkoj për këtë kurrfarë shpërblimi tjetër nga ju, pos dashurisë farefisnore. Ndërsa do t’ia shumëfishoj shpërblimin atij që kryen vepër të mirë, nga se Allahu vërtet fal shumë dhe është mirënjohës.”

Kur u shpall ky ajet dikush e pyeti: “O Pejgamber i Allahut, cili është ai farefis të cilin jemi të obligueshëm të duam dhe respektojmë?”

Pejgamberi s. a. v. s. u përgjigj: “Fatimja, Aliu dhe dy fëmijët e tyre.”

                   Ajeti për çiltërsinë e familjes së Pejgamberit s. a. v. s.

                                       Surja Ahzab, ajeti 33

 “Vërtet, Allahu vetëm dëshiron t’ju mbajë larg nga çdo lloj papastërtie. O ju, Ehlul Bejt, do t’ju pastroj tërësisht.”

Omer in Abu Salma thotë: “Kur u shpall ky ajet, Pejgamberi s. a. v. s. E kishte mbuluar Fatimen Aliun, Hasanin dhe Husejnin me pelerinën e vet dhe kishte thënë “O Zot! Kjo është familja ime (Ehli bejti). Mënjano çdo të metë nga ata dhe bëji të pastër e shembullorë.”

                                         Fatimja r. a. në ajetin Muhabila (e mallkimit):

                                                     Surja Ali Imran, ajeti 61

“ Nëse dikush dëshiron të polemizojë me ty lidhur me këtë, tani kur të ka ardhur e vërteta thuaj: “Ejani! Të takojmë bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vet ju, pastaj të lutemi sinqerisht dhe të nxisim mallkimin e Allahut mbi ata të cilët flasin gënjeshtra.”

Ky ajet ishte shpallur kur në Medinë kishte ardhur një delegacion i krishterë për të hulumtuar lajmin mbi Pejgamberin e ri dhe besimin që i interpretonte. Kur përkundër të gjithë argumenteve, ata refuzuan të besojnë duke pohuar se kanë të drejtë, u morën vesh që të nesërmen të nxisnin mallkimin e Allahut mbi ata të cilët ishin duke ndjekur besimin e gabueshëm.

Bashkë me Pejgamberin Muhammed s. a. v. s., ndodheshin Hazreti Fatimja, Aliu, Hasani dhe Husejni r. a.

Në pjesën e parë të Sahihul Muslimit thuhet: “Kur u shpall ky ajet , Pejgamberi s. a. v. s. ftoi Hazreti Aliun , Hazreti Fatimen, Hasanin dhe Husejnin dhe iu lut Allahut në këtë mënyrë:

                                     “Allahumme, këta janë Ehli Bejti im.”

Share

Pin It

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>