FATIME ZEHRA s.a. NË HADITHE

                                    HADITHI KISA – Hadithi nën pelerinë

Hazreti Fatimja në hadithin Kisa (hadithi nën pelerinë ) thotë:

“…Pastaj babai im i mirë mori dy skajet e pelerinës dhe duke ngritur dorën drejt qiellit tha: “O Zot! Këta janë Ehli Bejti (familja ime). Këta janë ata të cilëve u besoj dhe te të cilët kam mbështetje. Trupi i tyre është trupi im. Gjaku i tyre është gjaku im. Kush i lëndon këta, më ka lënduar mua. Kush i zemëron këta më ka zemëruar mua, kush është mirë me ta, është mirë me mua, kush është armiku i tyre është armiku im. Kush është miku i tyre është miku im. Kjo ngase ata janë pjesë imja ndërsa unë jam pjesë e tyre. O Zot, derdhe paqen, mirësinë, dashurinë, mëshirën dhe kënaqësinë Tënde mbi mua dhe mbi ata. Ruaji nga çdo papastërti dhe bëji të pastër dhe shembullorë.”

Pastaj Allahu i Gjithëpushtetshëm tha: “O melekët e Mi! Banorët e qiejve!E kam krijuar kupën e qëndrueshme të qiellit, tokën e gjerë dhe të pafund, hënën e ndritshme, diellin shkëlqyes, yjet vezullues, detet e valëzuar, anijet që notojnë dhe çdo gjë tjetër, për shkak të dashurisë ndaj këtyre pesë personave nën pelerinë.”

Me të dëgjuar këtë meleku Xhebrail pyeti:

“O Zot! Kush janë këta?”

“Ata janë Ehlul Bejti: Fatimja, babai i saj, Muhammedi, bashkëshorti i saj, Aliu dhe dy fëmijët e saj, Hasani dhe Hysejni.” – u përgjigj Allahu i madhërishëm.

JA EHLI  BEJTI   RESULULLAH

 

                                             GJERDANI I BEKUAR

Një plak i pluhurosur dhe i zverdhur hyri në xhami. Ishte i veshur i tëri me lecka. Iu afrua Pejgamberit s. a. v. s. dhe me tri fjali të shkurta ia sqaroi gjendjen e tij.

“O i Dërguar i Allahut! Jam i uritur, më jep të ha. Jam i zhveshur, me jep rroba. Jam pa të holla, më ndihmo.”

-Pejgamberi s. a. v. s. i tha: Nuk kam asgjë me vete. Shko në shtëpinë e vajzës sime. Ajo do të ndihmojë.”

Shtëpia e Hazreti Fatimes ishte afër xhamisë. Plaku shkoi dhe trokiti në derë.

“Kush është? – pyeti Fatimja r. a.

“Unë jam një njeri i uritur, pa rroba dhe pa para. Bëhuni e mirë dhe bujare ndaj meje, kurse Zoti do të jetë i mirë dhe bujar ndaj jush.”

-Hazreti Fatimja r. a. mori gjerdanin e vet, që e kishte dhuratë të dasmës nga kushërinjtë e saj dhe ia dha plakut, duke i thënë:

-“Shiteni këtë gjerdan dhe përdorini paratë. Inshallah, në të ardhmen nuk do të keni varfëri.”

Plaku i varfër u kthye i kënaqur. Pejgamberi s. a. v. s. ishte akoma ne xhami. Plaku e tregoi gjerdanin dhe tha: “O Pejgamber i Allahut. Vajza jote, Fatimja, më dha gjerdanin e vet për ta shitur.”

Njëri ndër miqtë e Pejgamberit s. a. v. s., Amr Ibn Jasiri, pasi dëgjoi çka tha plaku, e pyeti sa ishte çmimi i tij.

Plaku iu përgjigj se do ta jepte për ushqim, që do t’i mjaftonte ta shuante urinë, për veshmbathje, që do të ishte e mjaftueshme për t’u veshur dhe për para, sa do të ishin të mjaftueshme për të shkuar në shtëpi.

Amri i tha: “Do të blej gjerdanin nga ti për:

-një racion bukë me mish,

-rroba prej pëlhure nga Jemeni,

-një kafshë që do të shpie në shtëpi,

-tetë dinarë ar si shtesë.

Amri pastaj e mori plakun për në shtëpi dhe ia pagoi çmimin e gjerdanit.

Plaku hëngri, veshi rroba të reja dhe shkoi rrugës së tij i lumtur dhe i kënaqur.

Pastaj Amr Ibn Jasiri, vuri parfum në gjerdan, e mbështolli me një copë pëlhure dhe e urdhëroi shërbëtorin: “Shko te pejgamberi i Zotit, thuaj se ty dhe këtë gjerdan ia kam dhuruar atij.”

Shërbëtori shkoi te Pejgamberi s. a. v. s. dhe ia transmetoi porosinë.

Pejgamberi s. a. v. s. e shikoi gjerdanin dhe tha: “Ndërsa unë ty dhe gjerdanin ia dhuroj vajzës sime.”

Shërbëtori shkoi te Hazreti Fatimja r. a., i tha se çka i kishte porositur babai i saj dhe ia dorëzoi gjerdanin. Fatimja r. a. e falënderoi dhe i tha:

“ Unë të liroj ty në rrugën e Zotit. Ti nuk je më skllav.”

Shërbëtori u gëzua shumë dhe i lumtur e i hutuar tha:

“ Çfarë gjerdani i bekuar!”

-Shoi urinë,

-Veshi trupin,

-Dhuroi para në vend të mospërkrahjes,

-Vendosi këmbësorin në shalë,

-Liroi një skllav dhe

-Në fund u kthye te pronari i vet.”

Share

Pin It

1 comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>