FATIME ZEHRA, BURIMI I MIRËSISË

Padyshim, Fatime Zehra është shquar si figura më e dashur e fesë, etikës morale,
virtytit, kulturës dhe devotshmërisë, së cilës nuk mund t’i gjendet e dytë para dhe pas saj,
deri në ditën e Kiametit.Për Hasreti Fatime Zehran ( Zoti e mëshiroftë)flasim vetë veprat
e saj, e ne na mbetet vetëm të mësojmë prej saj. Shembulli i saj ilustron jetën personale,
shoqërore, virtytet e pozitën e femrës nga këndvështrimi i Kuranit dhe këshillave të babait të
saj, pejgamberit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij).
Ishin vitet e para të predikimit të fesë Islame në Gadishullin Arabik, e njëzeta ditë e
shenjët e muajit Xhemadul Ahir. Nëna Hatixhe Kubra dhe babai i dashur Profeti Muhamed
s.a.a (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij) shkëlqenin nga gëzimi i lindjes së kësaj
vajze të vogël të veçantë nga të gjitha foshnjat e tjera.
Askush nuk gjendej pranë saj për ta ndihmuar në çastet e lindjes. Prania e saj ne
çdo vend kundërmonte me një aromë të këndshme parajse . Kur shikonte Hatixhen, fytyra e
Pejgamberit rrezatonte një ditë të pa përshkruar që e ndiente edhe vetë foshnja në trupin e
nënën së saj. Dhe ajo komunikonte mrekullisht me nënën e saj, pa ardhur ende në këtë botë.
Shpirtrat e tyre u bashkuan si drita të bukura për të përgatitur trashëgimin e përjetshme të
imamëve të pagabueshëm.
‘’ATESH NIST, BELKI NUR EST, NURUN NUR, BISMIL-LAHI NUR, NURUN NUR,
NURUN ALEN NUR, JANI FATIME’’
‘’Zjarr nuk është, ndoshta është dritë. Drita e dritës, në emër të Zotit Dritë, pra Fatimja
është dritë përmbi drita e dritë mbi të gjithë dritat’’

Lindja e Fatimes sillte përgëzim dhe përçmim njëkohësisht. Besimtarët e mirëpritën
ndërsa injorantët dhe smirëkeqit e ofendonin babin e kësaj foshnje. Në vend të uratës i
thoshin “ebter” që donë të thotë “farësosur, pa trashëgimtarë”, që në Arabi ishte fyerja më
e ulët për një mashkull. Injorantët e pabesimtarët thoshin:
- “ O Muhamed, ti thua se je i Dërguari dhe i Dashuri i Zotit. Po nëse Ai të ka dashur,
pse nuk të dërgoi një djalë, pse po punon për Të, kush do ta vazhdoj punën tënde misionin
tënd profetik? Ti nuk ke djalë, je farësosur. Kur do të vdesësh emri yt do të harrohet në faqe
të dheut, e nuk do të ketë njeri që të vazhdojë rrugën tënde”
Nga ana tjetër Allahu i Lartësuar e përgëzoi të Dashurin e tij me këto fjalë:

إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ اِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ

Në emër të Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
“Ne të dhamë ty, me të vërtet të mira shumë të mëdha, prandaj falu
dhe preje kurbanin për Zotin tënd. Ai që të urren ty, ai është farësosur

Në këtë mënyrë Allahu vërtetoi se e gjithë bota do të trashëgohet përmes fëmijës femër nga bijtë e saj lider shpirtëror të quajtur Imam,  që ende na udhëzojnë me  këshillat e tyre, që janë pranë nesh me Prijësin e kohës  Imam Zamanin – paqja qoftë mbi të.

Kështu Zoti na tregon se njeriu i thjeshtë nuk do të humbasë kurrë nëse do ta ketë Fatime Zehras , e babain e saj të ndritur si shembull  etike, edukate, përsosmërie, sinqeriteti, mëshire, devotshmërie dhe sakrifice.

Zehra Huduti

Share

Pin It

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>