Dobitë nga Ajetul Kursija

I Dërguari i Allahut (s.a.a.) citohet nga Ubejji t’i ketë thënë: “O Ubejj! Urdhëroji muslimanët ta mësojnë  Suren Bekare (brenda saj Ajetul Kursinë),  sepse mësimi i saj është bekim, kurse lënia e saj humbje dhe asnjë magjistar nuk mund ta mposhtë atë! – ”Ai (s.a.a.) gjithashtu citohet të ketë thënë se: ‘Gjithçka ka një kulm dhe kulmi i Kur’anit është Sureja el-Bekare’. “Cili ajet është më i miri në të, o i Dërguari i Allahut?” -  e pyetën. Ai u përgjigj: “Ajeti Kursi [2:255]” Dhe ai ia besoi më të riut ndër sahabët e tij, Harith ibn Zejd ibn el-Harithes udhëheqjen e ushtrisë në mbrojtje të Islamit, në saje të faktit se ai e dinte Suren el-Bekare përmendsh.[1]

Imami i gjashtë, Xhafer es–Sadik r.a. ka thënë:

Kur Allahu, Fisniku dhe i Madhërishmi, e urdhëroi Ajetul Kursinë dhe dy ajetet e sures Ali Imran, që të zbresin në Tokë, ato (ajetet) iu afruan Fronit (të Allahut) dhe thanë: -‘O Zot! Ku po na dërgon? A po na dërgon neve në vendin (e njerëzve) që e shkelin ligjin dhe bëjnë mëkate?’ Allahu, Fisniku dhe i Madhërishmi, iu shpalli atyre (ajeteve): – ‘Zbrisni atje se Unë betohem për Madhështinë Time se s’do të ketë asnjë person të vetëm nga pasardhësit e Muhamedit dhe pasuesve të tij, që do t’ju lexojnë juve çdo ditë pas çdo namazi, e që Unë të mos ta vështroj me një vështrim të veçantë shtatëdhjetë herë çdo ditë.  Unë do të përmbush shtatëdhjetë dëshira të tyre dhe do t’i pranoj (lutjet e tyre) edhe pse kanë mëkate (në regjistrat e tyre) dhe këto ajete do të formojnë bazën e Librit (Ummul Kitab – që nënkupton suren Hamd). Ato ajete janë: Ajeti Kursia i sures Bekare 225, Surja  Ali Imran – ajeti 18 dhe ajeti 26.  [2]

AJETUL KURSIA

 

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

ALL-LLAHU LA ILAHE IL-LAHU,

ELHAJ-JUL KAJ-JUM,

LA TEËKHUDHUHU SINETUV-VE LA NEVM,

LEHU MA FIS-SEMAVATI VE MA FIL ERD,

MEN DHEL-LEDHI JESHFEU’ INDEHU IL-LA BI IDHNIH,

JAË’LEMU MA BEJNE EJDIHIM VE MA KHALFEHUM,

VE LA JUHITUNE BISHEJ-IN  MIN  ILMIH, IL-LA BIMA SHAE,

VESIJJA KURSIJ-JUHUS-SEMAVATI VEL ERD,

VE LA JEUDUHU HIFDHUHUMA, VE HUVEL ALIJ-JUL ADHIM.

Në emër të Allahut , Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit!

Allahu, nuk ka zot pos tij, është i Gjalli dhe i Përjetshmi. Atë nuk e zë as dremka, as gjumi! E Tij është gjithë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë! Cili është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij?! Ai e di se ç’ka para njerëzve dhe ç’ka prapa njerëzve! Kurse njerëzit dinë nga dituria e Tij vetëm aq sa dëshiron Ai! Froni (arshi) i Tij përfshin edhe qiejt edhe tokën dhe Atë nuk e mërzit mirëmbajtja e tyre. Dhe Ai është i Lartësuar, i Madhërishëm.

Surja Ali Imran, ajeti 18

 

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

SHEHIDALL-LLAHU EN-NEHU LA ILAHE IL-LAHU,

VEL MELAIKETU, VE ULUL I’LMI KAIMEN BIL KIST,

LA ILAHE IL-LA HUVEL AZIZUL HAKIM.

(‘All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.)

Ajeti i dominimit, Surja Ali Imran, ajeti 28

 

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

KULIL-LAHUM-ME MALIKEL MULKI,

TUËTIL MULKE MEN TESHAU VE TENZIU’L MULKE

MIM-MEN TESHAUVE TUI’Z-ZU MEN TESHAU,

VE TUDHIL-LU MEN TESHAU BIJEDIKEL HAJR,

IN-NEKE A’LA KUL-LI SHEJ-IN KADIR.

(‘Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!”.

Share

Pin It

14 comments

  1. me falni po qfare domehtnei ka shkurtesa saa kur permendet Muhammedi alejhis-selam, nese ka mundesi te marr nje pergjigje pasi po me duket pak e dyshimt kjo faqe, pa keqkuptime.

    • Përshëndetje -Selam alejukm e nderuara Eri! Fillimisht ju falënderojë për vizitën tuaj në faqen tonë vlera.net.
      S.a.a. Është shkrurtesë e Salallahu alejhi ve alihi, që donë të thotë, Paqja ( bekimi ) i Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij ( Muhamedit).
      Pejgamberi s.a.a. ka thënë ” Është koprac ai njeri i cili kur përmendet emri im nuk më dërgon salavat ( paqe përshëndetje)”.

      Për të gjithë pejgamberët tjerë dhe njerëzit masum ( të pastër nga mëkatët) siq janë imamët etj, mjaftonë të thuhet a.s. ( alejhi selam- Paqja qoftë mbi ta, Ndërsa për Muhamedin s.a.a. patjetër duhet thuhet s.a.a.

      Me dua dhe respekt:
      Admin

  2. Selamu Alejkum ALLAHU ju shperbleft juve per keto faqe qe ikeni qitur per ata qe besojn ne ZOT ALLAH jam i knaqur shum jam muslima ELHAMDULILAH PREJ ALLAHUT.kame deshir te jemi ne kontakt me ju.ju pershendes nga zemra …

    • Alejkum selam i/e nderuar, na vjenë mirë që na përkrahni moralisht me këto fjalë miradije, dëshira jonë është që sa më shumë të jemi shërbëtor në rrugë të Allahut së bashku me juve që na lexoni Revitën Vlera përmes WEB-it..
      Adresa ku mund të flisni më pivatisht me Kryeredaktoren e Revistës Vlera është E-Mail:ikballebh@gmail.com

      Me respekt
      Redaksia VLERA

  3. Me falni desha te pyes dicka te kjo dobia e AJETUL KURSIA ketu ku shkrun :

    ( që Unë të mos ta vështroj me një vështrim të veçantë shtatëdhjetë herë çdo ditë. Unë do të përmbush shtatëdhjetë dëshira të tyre dhe do t’i pranoj (lutjet e tyre) edhe pse kanë mëkate (në regjistrat e tyre) dhe këto ajete do të formojnë bazën e Librit (Ummul Kitab – që nënkupton suren Hamd). Ato ajete janë: Ajeti Kursia i sures Bekare 225, Surja Ali Imran – ajeti 18 dhe ajeti 26. [2]

    AJETUL KURSIA

    Duhet ta lexosh 70 her ne dit suren AJETUL KURSIA per ndonje nevoje ?

    • Selam Alejum i/e nderuar lexuisi i Revistes Vlera, Ajetul Kursija apo siq i themi në në popull, Tespih Dova nëse lexohet njëherë ka shëprblim prë 70 neovjat dhe dëshirat e toan të vogla e të mëdha, normal ndoshta ne nuk mund të kemi 70 deshira, por mjafton aq sa kemi, Allahu do të na merr në konsideratë, dhe do të na plotësoj sipas asaj sa sa janë të dobishme dëshirat tona, sepse shpesh mund të ndodhë që dëshirat tona të jenë të dëmshme prë neve.. Pra mjafton ne të lexojmë Ajetul Kursinë dhe Allahu din më mirë për neve dhe dëshirat e nevojat tona.
      Me respekt Redaksia VLERA

    • I, e nderuar Majo na vjenë mirë që keni interesim për shkrimet tona, ju urojmë suksese dhe devotshmëri në jetë .
      Sa i përket Ajet Kursis kush e lexon 11 herë pas namazit me besim të plotë në këtë ajet, Allahu do të na plotësoj 70 dëshira. E nderuar ne mund të kemi shumë dëshira, por Allahu i dinë më mirë se cilat dëshira janë të nevojshme.
      Sipas islamologut tonë në Redqksi kur kemi ndonjë dëshirë që na duhet patjeter të na plotësohet, duhet 50 herë pa ndërpre të lexohet pra Ajetul Kursija.

  4. selamu alejkum te nderuar
    me gezon fakti qe ekziston nje ksi lloj faqe
    jam ne moshe adoleshente, poe kishs nje pyetje per ju,
    surja ali imran I perfshin kta te trejat dmth?

    • Alejkum selam mik Prmetimi!
      Ajetul Kursia gjendet në suren Bekare, ndërsa ajetet tjera gjenden në Suren Ali Imran, por ju ska nevojë të mundoheni i keni të gjitha të përshkruara në fund të postimit.

Leave a Reply to Premtim Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>