DITURIA DHE SHPËRBLIMI

Dituria dhe shpërblimi

Një burra plak u paraqit një ditë para një burri të mençur, pranë të cilit kishte edhe njerëz të tjerë dhe e pyeti atë për një hall që ai kishte.

Burri i mençur u mendua pak dhe i tha: “Nuk e di, duhet të studioj, të mendohem dhe pastaj të të kthej përgjigje.”

Plaku, i cili mendonte se burri i urtë dinte gjithçka, i mërzitur nga kjo përgjigje tha: “Shumë e çuditshme kjo përgjigja juaj! Ju jeni ministri i mbretit dhe mbani ofiqin e burrit të mençur .Të gjithë mendojnë se ju jeni më i ditur edhe se mbreti dhe për këtë merrni shpërblime të shumta. Po kur një burrë plak si unë të pyet për diçka e ti i thua se nuk e di, atëherë për çfarë të respektojnë kaq shumë dhe për çfarë i merr gjithë ato para?”

Burri i mençur iu përgjigj me bujari: “Unë asnjëherë nuk jam mburrur se di gjithçka. Mua më respektojnë pikërisht për ato pak gjëra që di, për të cilat ti nuk më respektove. Çdo shpërblim që marr, është për hir të atyre që di. Po të më shpërblenin për gjërat që unë nuk i di, pasuria e gjithë botës nuk do të mjaftonte. Edhe mbreti nuk më shpërblen mua për ato që nuk i di. Nëse nuk i beson fjalët e mia, shko e pyete vetë mbretin.”

Plaku u turpërua dhe tha: “Të kërkoj falje për ato që thashë. Unë kam 50 vjet që studioj dhe njerëzit më konsiderojnë të ditur. Më pyesin për shumë gjëra dhe asnjëherë nuk kam thënë që nuk e di. Gjithmonë kam kthyer një përgjigje dhe njerëzit kanë mbetur të kënaqur.”

Burri i mençur u përgjigjur: “Ai i cili kërkon që t’i kënaqë të gjithë njerëzit është i detyruar të thotë shumë fjalë me dy kuptime. Ai që dëshiron t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe nuk thotë kurrë: “Nuk e di,” është i detyruar të japë përgjigje të gabuara. Askush nga njerëzit nuk i di të gjitha gjërat.”

 

Share

Pin It

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>