Sexhdja e zgjatur !

12380491_1499583300344310_235829283_n

Tregim nga jeta e profetit Muhamed  ( Paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij) .

Gjethet jeshile të hurmave fluturonin poshtë rrezeve të diellit atë ditë kur nipi i vogël i Pejgamberit (s.a.a.), Hasani erdhi në xhami ku namazi me xhemat kishte filluar. Ai në mënyrë të qetë kaloi rreshtat e namzlinjëve që po faleshin dhe shkoi pranë gjyshit të tij Muhamedit s.a.a. Në kohën kur i Pejgamberi (s.a.a.) po bënte sexhden, Hasani u ul sipër shpinës së gjyshit dhe lëvizte sa andej sa këndej. Pak pas kohe, Hasani ndjeu lodhje dhe u shtri mbi shpinën e gjyshit i cili ishte duke bërë sexhde. I Dërguari (s.a.a.) në mënyrë të qetë e përfundoi namazin, më pas e pëthi nipin e vet në faqe dhe e uli atë në prehrin e vet.
Një nga shokët e të Dërguarit (s.a.a.) bëri pyetje: “O i Dërguari i Allahut: Pse e zgjate sexhdenë e fundit të namazit?”. I Dërguari (s.a.a.) iu përgjigj: “Në sexhde, Hasani më ishte ulur sipër shpinës dhe nuk doja të ta shqetësoja atë. Prita derisa ai zbriti vetë poshtë”.
Çfarë kuptojmë nga ky tregim? Ne kuptojmë Pejgamberi Muhamed ( paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij) aq shumë i kishte dashur nipin e tij sa që edhe gjatë namazit nuk i kishte bërtitut apo nuk ia kishte prishur dëshirën e tij.

Share

Pin It

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>